Ne jemi katalizatori i Rilindjes së Re Shqiptare.
Kush jemi
Bashkojmë njerëzit, kulturat dhe territoret për të promovuar një zhvillim të qëndrueshëm, të drejtë dhe gjithëpërfshirës, duke ndërtuar një të ardhme me vlerë për Shqipërinë dhe Mesdheun.

Misioni Ynë:
Nxitja e Ndryshimit
Ne kemi lindur për të qenë një katalizator i projekteve inovative në Shqipëri, me një fokus të qartë në kulturë dhe qëndrueshmërinë mjedisore.
Misioni ynë është të ndërtojmë ura midis Shqipërisë dhe botës, duke shndërruar frymëzimin në veprim konkret. E imagjinojmë Shqipërinë si një qendër gjallëruese e kreativitetit dhe një model të inovacionit etik dhe mirëqenies së përbashkët.
Ne nuk jemi vetëm një organizatë, por farë e një ndryshimi që nis nga zemra e Mesdheut për të gjeneruar një ndikim pozitiv dhe të qëndrueshëm. Besojmë se vlera e vërtetë matet nga sa vlejmë për komunitetin tonë.
Një Organizatë e Qartë për Objektiva Konkretë
Për të realizuar vizionin tonë, kemi krijuar një strukturë funksionale dhe transparente. Çdo iniciativë udhëhiqet nga një strategji e qartë dhe mbikëqyret për të garantuar përputhshmëri maksimale etike dhe vlefshmëri shkencore.
Ekipi Organizativ
I udhëhequr nga tre themeluesit, ekipi përcakton strategjinë dhe koordinon aktivitetet për të arritur objektivat e misioneve.
Inkubatori 355HUB
Një ekosistem dinamik i dizajnuar për të zgjeruar kufijtë e inovacionit në çdo sektor ku operojmë.
Platforma e Lidhjes
Një hub digjital që lidh kompanitë, institucionet publike dhe private që ndajnë të njëjtën vizion të ardhmeje të qëndrueshme me ne.
Njerëzit pas Projektit

Marsela Rustemaj
Drejtoreshe e Programit

Erida Caushi
Impact Manager

Michele Bozzano
Drejtor i Marrëdhënieve të Jashtme
+39 3280957448
+355 692739928
+39 338 630 8739
+39 3332054375
Garancia e Etikës Tonë
Çdo aktivitet mbikqyret nga një Komitet Etik Shkencor i pavarur, i udhëhequr nga Presidenti i tij. Roli i tij është themelor për të siguruar që çdo projekt, partner dhe iniciativë të respektojë parimet e transparencës, integritetit dhe standartit shkencor që kemi vendosur, duke garantuar një biznes etik dhe një ndikim social të matshëm.


.png)